'Më dhunuan dhe më morën vajzën'/ Jeta e shqiptares së trafikuar në Itali

9 Shtator 2020, 18:38 | Përditesimi i fundit: 2020-09-09 19:09:12

Minorenia e asaj kohe ishte martuar pa dëshirën e saj dhe ishte dhunuar e keqtrajtuar në familjen e bashkëshortit. Shtatzënë, ajo largohet me një tjetër djalë drejt Italisë, ku ky i fundit e trafikon në rrugët e Napolit.

“Mbërrita në Itali dhe atje nuk ishte parajsa. Unë çfarë nuk kam kaluar në këtë jetë. Pas disa javësh qëndrim në këtë vend mësova se isha 5 muajshe shtatzënë. U gëzova dhe u hidhërova njëkohësisht. Kërkoja të kthehesha në vendin tim”, u shpreh Lindita Nega.