“Më jepni pak helm,se dua te vdes”/ Rrëfimi i Flamur Zacaj:Dy qirinjë i vetmi zjarr që ngroh

1 Dhjetor 2020, 18:11

I braktisur nga të gjithë, Flamur Zacaj, jeton i vetëm në strehën e kësaj germadhe dhe i lenë në meshirë të fatit nga familjarët e që pas vdekjes së nenës 12 vite më parë. 60-vjecari nuk ka askënd ta shoqëroj perveç hijes së tij.Prej 1 viti, ai humbi njërën gjymtyrë, si pasojë e rëndimit të gjendjes shëndetësore nga diabeti, problem ky që vuan prej vitesh. Fati deshi qe Flamuri të mos krijonte familje e sot nuk gjen mbështetje as edhe nga vëllezërit e tij që ndodhen fare pranë, të cilët prej muajsh jo vetëm që nuk interesohen nëse është gjall por nuk kan munguar edhe rastet që e kan dhunuar duke e lenë të dergjet në shtrat.Në karrocë me rrota, me shumë ilace dhe me një qiri që tretet cdo natë, Flamuri kalon muajt e vitet pasi edhe energjia elektrike prej 2 vitesh mungon në këtë banesë fantazmë Më gjeni pak helm te vdes” ky eshte refreni që persërit cdo dite ky 60 vjecar.