Me mamin bëj edhe ndonjë “thashethem”, por me babin i rikthehem çdo bisede…

10 Dhjetor 2022, 22:04 | Përditesimi i fundit: 2022-12-10 22:05:01

3 fytyra të bukura i bashkohen sot “E ardhmja është vajzë”. Ato i lidh një pasion i përbashkët, muzika. Arsi Bako, Erma Mici dhe Luna Çausholli i sjellin ndjesi të reja, të papërsëritura më parë moderatores Ermira Çausholli. Artistet e reja tregojnë mes emocionesh dashurinë e madhe për këngën dhe rrugëtimin e tyre drejt artit. Sonte në orën 21 në Report tv, shumë dashuri dhe spektakël.