“Më përdhunonte natën para djalit, më thoshte do të vras”/Shokon nëna e braktisur me të birin

30 Nëntor 2020, 18:07

Jeta i dhuroi dhembje pafund. Historia e Dhurata Veliut është historia e njërës prej atyre grave dhe vajzave, që kanë rënë pre e dhunës së vazhdueshme nga bashkëjetuesit e tyre. I disati rast që denoncohet në emisionin ’Pa Gjurmë’, 43-vjecarja që jeton në fshatin Lundër pak km larg nga kryeqyteti, ka mbetur mes katër rrugëve ditën kur në janar të vitit 2019 ish-bashkëshorti dëboi atë dhe djalin 10-vjecar nga shtëpia. 43-vjecarja tregon dhunën barbare që ish-bashkëshorti ushtroi për 14 vite më radhë. Ditën që ajo vendosi të lidhte kurorë me Vladimir Vodhën mori shuplakën e parë tre ditë pas marteses, pas kësaj kaluan vite nën dhunën barbare, në kufijtë e ç’njerëzores. Ai e kërcënoi me jetë, kur ajo kërkoi në largohej, por 14 vite pas e dëboi nga shtëpia bashkë me djalin 10-vjecar. ’’ Në janar të vitit 2019 më dëboi nga shtëpia. Vetëm motrës i tregoja, nënës dhe babait jo. Atë ditë më doli në rrugë kur kthehesha nga puna. Nisi të më qëllonte, më kapi nga flokët dhe më godiste me grushta. Më pas më kërkoi të kryente marrëdhënie seksuale në mes të autostradës. Kam qarë gjithë ditën, por nuk gjeta mbështetje askund. Kunati më kërkoi të hiqja telefonin dhe të mos shkoja në punë. E kam nisur jetën e vështirë dhe te vështirë e kam. Që e vogël jam rritur nëpër spitale, se kam qenë shëndetlig. Në moshën 25 vjece u fejova me mblesëri. Kur u takuam për herë te parë, ai nuk fliste shumë. Nuk komunikova asgjë me të fliste vetëm mblesi. Unë kërkova të hiqja dorë nga kjo fejesë, por ai më kërcënoi se nëse unë do ta lija do të më vriste mua dhe familjen time. Ne qëndruam katër vite fejesë. Unë e kuptova se nuk ishte mirë, por kisha frikë mos vriste njeri. Dhuna tek unë nisi tre ditë pasi u martuam. Fillimisht më qëlloi me shuplakë dhe më pas dhuna u bë më e egër. Ai kërkoi që të ndahej nga unë, pasi ishte shumë xheloz dhe më akuzonte për tradhëti. Unë nuk u largova nga shtëpia nga frika se mos vriste njerëzit e mi, por vendosa ta duroja. Me shpirt atë përson nuk e kam dashur kurre. Ka bërë shumë krime ndaj meje. Veprime që vështirë t’i rrokë mendja njerëzore, kur bashkëshporti i kërkonte marrëdhënie seksuale në sy të djalit, xhelozia e tij u bë shkak i këtyre përjetimeve të pazakonta. ’Në s'kemi patur kurrë komunikim. Ai më akuzonte për tradhëti. Unë punoja në rrobaqepësi asokohe, paratë e rrogës i mbante kunati. Ne jetonim në një shtëpi me familjen e tij. Kur lindi djali ai nuk erdhi në maternitet për ta parë. Nisi të bënte veprime të turpshme, madje të kërkonte marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës. Me dilte para kur kthehesha nga puna dhe më kërkonte marrëdhënie seksuale kudo të ishim edhe në rrugë. Me mua ishte shumë i egër, me të tjerët ishte qingj. Më ndiqte kudo të shkoja. Një muaj rresht kam fjetur me djalin në një karrige, se nuk më pranonte në shtrat. Më ka debuar nga shtëpia, pasi nuk donte të jetonte më me mua’ Prej 2 muajsh nuk ka mundur të paguajë as qiranë e ambjentit ku jetojnë, në bodrumin e një shtëpie private, ndërsa ky fundvit do t’i gjej pa një cati mbi kokë. E gjendur e vetme me djalin 10-vjecar jo vetëm fati, por askush nuk është treguar bujar me këtë grua të pashpresë. ‘Unë për momentin jetoj në bodeum, në datën një dhjetor më kanë thënë të dal. Ish bashkëshorti nuk u kujdes kurrë për djalin, për 15 muaj 3 herë e ka takuar. Djali trembet shpesh nga bodrumi ku jetojmë. Nuk kam pas as lek për bukë por fqinja na ka ndihmuar shumë. Në tetor ka filluar ish bashkëshorti të paguaj lekët e pensionit per djalin. Nëna dhe babai nuk më ndihmojnë dot sepse nuk kanë mundësi për vete. Vetëm ndihmë kërkoj, per mua dhe për djalin kjo është gjithcka që kërkoj. Jam në rrugë të madhe. Nuk siguroj dot as ushqimin për djalin’. Rrëqeth edhe më shumë me apelin që bën 10-vjecari, djali që vuan bashkë me nënën pasojat e këtij divorci. I rritur para kohe, ai i nisi një letër emisionit ’Pa gjurmë’ për të kërkuar ndihmë. ‘Jetoj vetëm me nënën. Babai nuk është interesuar kurrë për mua, ai s’më merr asnjëherë as në telefon. Unë shkoj në shkollë dhe mësoj shumë. Jam në klasë të katërt dhe kam shumë dëshira. Dëshira e parë është që të kem një shtëpi dhe një kompjuter’. Me shpresën që zëri i saj të shkoj në veshin e duhur, një thirrje edhe ndaj shoqatave apo institucioneve në Shqipëri që janë në mbroje të grave si ajo, Dhurata nuk është vetëm një numër në statistika por një zë që thërret për ndihmë.

Programe të tjera

Shiko të gjitha