Me probleme të shëndetit tre femra ushqehen me bar, apeli i zonjës nga Amerika për Shqipërinë

3 Dhjetor 2020, 17:56

Familja Leka nga fshati Leminot i Korces nuk mund të sigurojnë dot as kushtet bazë për të bërë një jetë normale si gjithë të tjerët. 4 vite më parë, kryefamiljari ndërron jetë dhe Shpresës i duhet që të kujdeset për dy vajzat e saj të mitura me shumën e të ardhurave që merr nga ndihma ekonomike. Njëra nga vajzat e familjes Leka, Irena është vetëm 14 vjec. Ajo shprehet se jetesa për të është mjaft e vështirë dhe se do të donte të jetonte si gjithë shoqet e saj. Afrimi i festave të fundvitit e gjen këtë familje në mjerim të thellë dhe me apelin për ndihmë për të ndjerë si të gjithë, ngrohtësi festive.