‘Më tradhëtoi unë e fala, por me një kusht…’/Çifti që bënë jetë të dyfishtë, sot hakmerren me…

5 Mars 2021, 17:53 | Përditesimi i fundit: 2021-03-05 18:38:42

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Ish-bashkëshortja e tradhëtoi për vite me radhë, ndërsa sot ’mban peng’ djalin, në këmbim të 6 milion lekëve. Kjo është historia e 42-vjeçarit nga Fushë-Kruja, Ermal Shehu, i cili rrëfeu hapur në emisionin ’Pa Gjurmë’, në Report TV jetën në çift dhe tradhëtitë e ish-bashkëshortes. Ai përfundoi pas hekurave, pasi u dënua me 7 vite burg në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike, vite që e ndanë edhe nga djali i vetëm.Një muaj më parë fitoi lirinë, ndërsa këtë të premte Ermal Shehu iu drejtua emisonit ’Pa Gjurmë’, në Report TV për të kërkuar një takim me të birin 14-vjeçar, i cili jeton me nënën, pas divorcit të prindërve. Vitet në burg nuk kanë qenë të lehta për 42-vjeçarin, por dënimi më i madh për të ishte ndarja me të birin, pasi ish-gruaja nuk e lejon ta takojë. “Kam dalë nga burgu më 12 shkurt të këtij viti. Kam qenë i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Në gjithë këto vite që kam qenë pas hekurave djalin nuk e pashë më. Tani që kam fituar lirinë, për mua jeta nuk ka kuptim pa djalin tim. Unë kam asnjë informacion se ku ndodhet, vetëm di që është në Shqipëri. Një javë më parë i kam dëgjuar vetëm zërin, më thërriti: "Baba". Di edhe që është në një skuadër futbolli dhe se ka fituar disa kupa. 14-vjeçari që kërkohet nga babai në ’Pa Gjurmë’ u lind në Itali, por sot jeton me nënën e tij në Shqipëri. Ish-gruaja e Ermalit i kërkoi këtij të fundit, një javë më parë, se nëse nuk do të paguante detyrimin financiar, për vitet që ajo u kujdes e vetme për të birin, djalin do ta dërgojë në shtëpinë e fëmijës. Kur çifti u divorcuan, para se Ermali të përfundonte në burg, ish-gruaja e detyroi të firmoste një dokument që ajo të merrte kujdestarinë e fëmijës, në momentin kur ai gjendej në spital, për shkak të problemeve me depresionin.