Mëlçi viçi me salcë të kuqe nga zonja Albana

13 Shtator 2023, 11:29

Mëlçi viçi me salcë të kuqe

Përbërësit:

  • 500 gr mëlçi
  • 3 lgj miell
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 2 thelpinj hudhër
  • 100 ml verë e bardhë
  • 2 lgj salcë domate
  • Kripë, piper
  • Spec djegës
  • Pak sheqer (për zbutjen e erës së mëlçive)

Përgatitja:

Presim mëlçitë në feta, shtojmë kripë dhe i lyejmë me miell. Qepët i presim në rrathë dhe i skuqim në një tigan me vaj ulliri. Më pas shtojmë mëlçitë dhe hudhrat. E shuajmë gatimin me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates dhe pak ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper, spec djegës dhe e lëmë gatimin të lidhet.