Mendohet që të mos jetoja, kam ndenjur 9 muaj në maternitet… Gazetarja ndan triumfin e saj

14 Janar 2023, 21:47

Dy histori nga ato që të mbajnë mbërthyer pas ekranit vijnë sërish këtë të shtunë në “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin Eva Dori, gazetarja e njohur shqiptare tregon jetën e saj në 10 vitet e fundit në Amerikë dhe pëpjekjet e mëdha për të ruajtur fort traditën e kulturën shqiptare. Gerta Cami, vajza duarartë, veshjet e së cilës kanë udhëtuar në të gjithë botën ndan me publikun rrugën e saj drejt suksesit. Një mbrëmje për të mos u humbur, me një mesazh nga e madhja ikonë e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa