Mes serbëve në Mitrovicën Veriore, gazetarja ndan momentet e rrezikshme të punës

17 Dhjetor 2022, 21:27

Dy gazetare ritakohen në “E ardhmja është vajzë” me biseda të ndjera, emocione dhe shumë surpriza… Admirina Peçi, zëri që ka shpluhurosur të fshehtat e ditëve të errëta të komunizmit vjen si asnjëherë më parë në një rrëfim mbi jetën dhe karrierën. Bora Shahini, vajza që hap pas hapi ka ngjitur shkallët e medias, ndan me ne sot ndjesitë e thellësisë së zemrës. Me emocione të papërsëritshme, përballë moderatores Ermira Çausholli, sonte, ora 21 në Report tv, mos harroni të ndiqni emisionin e ndjesive të mëdha.