Mini cheesecake Oreo nga zonja Vjollca

15 Prill 2020, 11:54 | Përditesimi i fundit: 2020-04-15 11:56:00

Mini cheesecake Oreo

Përbërësit: 16-18 biskota Oreo 50 gr gjalp I tretur 175 krem djathi 2-3 lugë gjelle sheqer vanilje 200 ml krem pana

Përgatitja: Vendosim në një qese 12 biskota dhe I thërrmojmë ato. Pasi ti thërrmojmë I vendosim në një tas. Shtojmë në tas gjalpin e tretur dhe përziejmë së bashku me biskotat e thërrmuara. E ndajmë këtë masë në katër gota cilindrike duke e ngjeshur me majën e një luge. Rrahim kremin pana sa të ngurtësohet. Në një tas tjetër përziejmë kremin e djathit me dy ose tre lugë sheqer, vanilje, I përziejmë mirë. Shtojmë në tasin me krem djathi lugë lugë panën e rrahur, e përziejmë gradualisht derisa të bashkohet bashkë djathi me kremin. Vendosim kremin e bashkuar në një xhep pasticerie dhe mbushim gotat, ku si bazë kemi biskotat e thërrmuara. Zbukurojmë gotat me copëza biskote ose me një biskotë oreo dhe i vendosim në frigorifer për 3 orë