Ministrja e Shëndetësisë: Objektiv përmirësimi i menaxhimit të mjekësisë! Do të ofrojmë aksesim të plotë në barnat për onkologjikun

12 Tetor, 11:11 | Përditesimi: 12 Tetor, 11:11

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala ka ndarë disa nga objektivat e saj kryesore lidhur me menaxhimin e fushës së shëndetësisë në vend. Evis Sala e nisi që nga mjekësia falas për qytetarët dhe arritja optimale e kësaj pike si dhe më pas përmirësimi i shërbimit për Okologjikun si dhe aksesimi i barnave.

“Reformimi i fondit të sigurisë. Duhet të rregullojmë mënyrën sesi menaxhohet mjekësia. Mjekësia ka kosto, kushton, por te qytetari paguhet nga shteti. Ndërtimi i një sistemi që përfshin, koston, sigurimet, është shumë i rëndësishëm për të pasur një sistem që bazohet me rezultate. Duhet të ikim nga buxhetet historike.

Një nga pikat e tjera, që kam përgjegjësi personale që vij nga onkologjia, trajtimi onkologjik dhe aksesi i plotë në barnat, por me një protokoll të caktuar. Duhet të sjellësh shërbimin te pacienti, jo pacientin te shërbimi”, tha ministrja e Shëndetësisë.

r.k./Shqiptarja.com