Mish me speca dhe djath nga zonja Vjollca

23 Tetor 2020, 11:00

Mish me speca dhe djath

Përbërësit:

350 gr biftek viçi në copëza

3 speca me ngjyrë

kripë dhe piper të zi

pak rigon

5 domate qershi ( opsionale)

150 gr djath kaçkavall I fortë

pak vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht presim mishin në shirita, ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin sa të zverdhet pak, kripë dhe piper. Shtojmë specat dhe ato të prera në shirita dhe I gatuajmë për 5 minuta së bashku me mishin rregullojmë shijen përsëri me pak rigon dhe shtojmë domatet në gjysma, I kalojmë ato për 2 minuta së bashku dhe trasnferojmë të gjithë përbërësit në tigan në një tavë të vogël, shtojmë disa kubikë kubkë me djath kaçkavall të fortë. E mbulojmë tavën me një letër alumini dhe e vendosim në furrë për 10 minuta në temperaturë 200 gradë Celsius.