Mitingu i PD/ Chris LaCivita: Shqipëria në udhëkryq, pushojeni nga puna Edi Ramën më 11 maj!

9 Maj 2025, 20:43 | Përditesimi: 9 Maj 2025, 20:43

Konsulenti i fushatës së PD-ADSHM, Chris LaCivita mori fjalën e tij gjatë tubimit të sotëm përmbyllës në Tiranë. Ai i bëri thirrje shqiptarëve që të votonin për opozitën dhe ta “linin pa punë Edi Ramën” pas 11 majit.

Gjithashtu ai vuri theksin te gjendja e Shqipërisë, edhe pse ka ardhur vetëm dy herë, ndërsa u shpreh se “i gjithë bota i ka sytë nga këto zgjedhje”.

“Shqipëria ndodhet në udhëkryq, Berishën e keni për t’ju shpëtuar jetën”, tha ai mes të tjerash.

LaCivita apeloi që ditën e dielë të gjithë demokratët të merrnin sa më shumë mbështetës me vete për të votuar.

r.k./Shqiptarja.com