Mjalti më i mirë në Shqipëri ndodhet në zonën e ..

10 Qershor 2020, 11:08

Në një intervistë në ‘’Rreze Dielli’’ e realizuar nëpërmjet skype ishte e ftuar Flora Sali, me profesion bletërritëse. Ajo është marrë prej shumë vitesh me rritjen e bletëve dhe njeh shumë procedurat e prodhimit të mjaltit. Flora jeton në Gostivisht të Përmetit, një zonë e cila shquhet për mjaltin e saj të mrekullueshëm.

Sipas Florës ne varemi nga natyra në dimër, nëse është i ashpër  numri I bletëve minimizohet. Por në këtë zonë mund të gjeni gjithashtu një mjalt të vecantë që nuk prodhohet në asnjë vend tjetër në Shqipëri.

''Ne kemi një të mirë që n aka ofruar zona që kemi dhe një mjaltë të vecantë një lulësh ose monoflor që quhet ndryshe, mjaltin e bedunicës, është i vecantë dhe nuk është se ka në të gjithë Shqipërinë, vetëm në zonën tonë në Bedunicë'' shprehet ajo.