Momente emocionuese,moderatorja Odeta Dume i sjell nënës pas 23-vitesh vajzën në studio

13 Nëntor 2020, 16:50

#pagjurme #odetadume #reportTV Odeta Dume: Dikush erdhi trokiti në studion tonë Bora: Kush ? Odeta Dume: Unë do ta ftoj në studio, ju do e shikoni vetë se kush është. Do ti bëjmë pyejtje bashkë. Mund të jetë vajza juaj ? Bora: Ishalla Odeta Dume: Mund të jetë një person që vjen këtë pasdite për të na treguar se ku ndodhet vajza juaj? Kaq shumë emocione ke? Bora: Po shumë? Morena Leka ndodhej në regji gjatë kohës, që Bora nuk ishte në dijeni për këtë surprizë, ndërsa vetë dridhej e gjitha. 23-vjecarja hyn në studio duke treguar versionin e saj, sesi zbuloi 10 vite më parë se ishte një vajzë e birësuar. Ajo tregon disa të dhëna, që e cuan tek personi me inicialet A. Gj, për të cilin thotë se është babai i saj biologjik. I njëjti person që pasi e trafikoi, e la edhe shtatzënë 42-vjecaren.