Momentet kur "Pa Gjurmë" gjen të humburin Sadik Toshi në Tiranë

10 Dhjetor 2020, 17:24

Gjendet gjatë transmetimit live në Report TV Sadik Toshi. Pa gjurmë mbërrinë në vendin ku qëndronte 42-vjecari nga Kukësi prej 4 muajve. Falë shumë telefonatave nga zona e Kombinatit, babai I tre fëmijëve Sadik Toshi u gjet po në këtë zonë, në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Kamera e Report TV ndoqi live edhe momentin kur uniformat blu ndaluan të humburin, pas thirrjeve për afro 1 e 30 minuta transmetimi live, kur moderatorja Odeta Dume kërkoi ndihmën e policisë. Këta të fundit mbërritën në lulishten e zonës së Kombinatit, aty ku bënë të mundur edhe shoqërimin e 42-vjecarit në komisariat, për të kryer të gjtha procedurat, dhe më pas shoqërimin e tij drejt Kukësit. I pyetur live nga gazetari Ermal Qori sesi quhej, përsoni deklaron se jam Sadik Toshi. Kaq do të mjaftonte që të kishte avacione edhe në studio, gazetarja Dume nuk i parmban dot emocionet, ndërsa reagon me zë të lartë. Gazetari: Si quheni ? 43-vjecari: Unë jam Sadik Toshi Gazetari: Po ku keni qenë gjithë këtë kohë ? 43-vjecari: Unë ? Ja këtej vërdallë…