Mori nënshtetësinë shqiptare, betohet këngëtarja Dua Lipa! Veliaj: Krenar që se ke harruar origjinën

27 Nëntor 2022, 15:00

Në vigjilje të koncertit të madh për 110 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Dua Lipa u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë.