Mos shpenzoni për dekorin e shtëpisë, ja disa ide të thjeshta!
Rubrika "Bëje Vetë" solli tre ide praktike për realizimin e dekoreve festive në kushte shtëpie, pa shpenzime të tepërta. Në realizimin e parë me Klaudia Ismaili, treguam si të krijojmë një kurorë zbukuruese që mund të vendoset tek dera e shtëpisë, për të cilën na duhet një bikerinë vezësh e lyer me ngjyrë jeshile, ngjitës, një fjongo dhe topa me ngjyra. Gjithashtu sollëm dhe disa ide tepër origjinale nga dekorimi i kavanozëve deri tek qirinjtë zbukurues me rozmarinë…