’Mos e kërko, se do të rrëmbejmë fëmijët’/ Zhduket peshëngritësi në Fier, zbulohen gjurmë në Athinë

19 Shkurt 2021, 19:00

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Zhdukja e papritur e Almir Kalemajt nga banesa në fshatin Buzëmadh i Cakranit në Fier ka ngritur pikëpyetje të mëdha për familjarët. Peshëngritësi i ekipit të Panathinajkos në Greqi, humbi gjurmët në maj të vitit 2009, një muaj pasi ishte kthyer në Shqipëri. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ familjarët kanë bërë apel për ndihmë, por fill pas publikimit të rastit ata kanë marrë kërcënime nga persona të panjohur. Një fakt të tillë e dëshmon në një lidhje me skype nga Greqia motra e të humburit Ardiana Kalemaj. Përpos shantazheve që ka marrë, ajo nuk ka hequr dorë së kërkuari vëllanë. E motra tregon për të gjitha kërkimet që ka bërë, ndërsa ka zbuluar nxjerrjen e një pasaporte me nënshkrimin Vasil Kalemaj, emër me të cilin njihej në tokën helene Almiri. Rasti i zhdukjes së Almir Kalemaj 11 vite më parë, është bërë publik edhe në emisionin analog në Greqi ’Fosto Tunel’. Shkatërrimi i një marrëdhënie me vajzën që ai dashuronte, por dhe ardhja në jetë e një fëmije pas ndarjes, që 31-vjecari ka besuar se është djali i tij, rëndoi gjendjen e tij psikologjike.