Bashkia e Tiranës lehtëson kriteret për kreditë e buta, Veliaj: Do përfitojnë 1200 familje

8 Tetor 2024, 21:38 | Përditesimi: 8 Tetor 2024, 21:39

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot kriteret e reja për përfituesit e programeve të strehimit social. Familjet e pastreha në kryeqytet do të kenë mundësi që të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë për blerjen e një banese. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj  u shpreh se shumë shpejt do të hapen aplikimet për 1200 familje në nevojë, që do të përfitojnë interesa të buta për blerjen e banesës së tyre.

 

I.M/Shqiptarja.com