Motrat morën burrat vëllezër, kërkon në këmbin t'i marrë nipin, për t’i kthyer vajzën, krushku i kërcënon! Babai: I dhashë për mirë, nuk i shita

29 Janar 2021, 18:06

Ditën kur gjeti princin e kaltër Pamela Cela shpresoi të kishte një jetë si në përralla. Kur djali nga Kosova i kërkoi dorën ajo i dha fjalën Rumci Mustafës, me të cilin pak ditë pasi u fejuan u larguan drejt Francës, në fund të vitit 2018. I shoqi refuzon që 19-vjecarja të kthehet në Shqipëri, ndërsa i mbylli në kasafortë pasaportën. Familja Cela në Shqipëri ka marr kërcënime nga kunati i Pamelës. Frika se e bija mbahet peng dhe dhunohet nga bashkëshorti sjell në studion e ’Pa Gjurmë’ për të kërkuar ndihmë, babain e saj Tasimin.