Murrizi deklaratë të fortë në Report Tv: Javës tjetër ose brenda tetorit do të ketë arrestime të ish-ministrave nga SPAK! 'Kushtetuesja' vendos për shkarkimin apo jo të Metës brenda 2021

15 Tetor 2021, 22:50

Ish deputeti Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv, ku tha se javën tjetër ose brenda muajit tetor do të ketë arrestime të ish ministrave nga SPAK. Në lidhje me marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta, Murrizi beson se do të ketë një vendim brenda 2021.