Muzhaqi në ‘Pa Protokoll’: Në Elbasan kanë mbërritur tre familjet e para ukrainase! Kollçaku: Tre detyrat që na ka vendosur NATO për të qenë në gatishmëri për luftë

4 Mars 2022, 23:05

TIARNË- Në Elbasan kanë mbërritur tre familjet e para që kanë ikur nga lufta në Ukrainë. Kështu ka deklaruar eksperti i sigurisë Ergys Muzhaqi në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report TV.

“Kam informacion, me burime të besueshme, kemi pritur në Elbasan tre familjet e para nga Ukraina të refugjatëve të luftës. Sot duhet të kenë ardhur, kemi pritur tre familje në Elbasan janë vendosur, më vonë ju të medias ndoshta do ta zbërtheni”, tha Muzhaqi në Report Tv.