‘’Ndjehem fajtore përpara fëmijëve të mi’’, gjeneralja e parë grua në Shqipëri rrëfen brengën e saj

12 Qershor 2020, 11:05

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ në rubrikën e nostalgjisë, ishte e ftuar gjeneralja e parë grua në Shqipëri, Manushaqe Shehu. Ajo rrëfeu punën e saj shumëvjecare si pjesë e forcave të armatosura të Shqipërisë, por edhe vështirësitë e të qënit një grua në karrierë. Ndërsa për rolin e saj si nënë, gjenerale Manushaqe Shehu shprehet se ndjehet fajtore pasi shpesh herë nuk ka mundur ti qëndrojë pranë fëmijëve të saj.

‘’ Këtu përball jush që jeni vajza ime në moshë, ndjehem fajtore përpara fëmijëve të mi që nuk I jam gjetur asnjëherë kur ata kanë pasur nevojë për mua, ka patur momente të vështira që ndoshta unë kam qenë jashtë shqipërisë, jashtë Tiranës ‘’ thotë ajo.

Megjithatë sakrificat duket se zbehen para pasionit për profesionin e ushtarakes dhe mbrotjes së vendit.