Në 1 Qershor ’Pa Gjurmë’ surprizon live dy vëllezërit jetim, ua bën ëndrrën realitet

1 Qershor 2022, 18:13

’Pa Gjurmë’ surprizon dy vëllezër të mbetur jetimë. Pas aksidentit që i mori jetën babait, ata u rritën mes shumë sakrificave nga nëna, e cila mbeti e paaftë për punë për shkak të dëmtive që mori në trup nga aksidenti i 12 viteve më parë. 34-vjeçarja u drejtua me një apel për ndihmë, në studion e programit, ndërsa ’Pa Gjurmë’ ua bën ëndrrën realitet dy djemve të saj të mitur. Përmes një lidhje të drejtpërdrejtë surpriza u realizua live duke përlotur nënën e dy të miturve. Nga Palestra Power Gym and Martial Arts, u ofrua një mundësi më shumë për të ardhmen e tyre, për të ndjekur ëndrrën për sportin e tyre të preferuar, ëndërr e cila iu pre në mes pak muaj më parë. Ata do të kenë mundësë t’i rikthehen ambjenteve të palestrës për të ushtruar sportin e Taekwondo. Dy vëllezërit do të përfitojnë trajnim falas tre herë në javë, për një periudhë pa afat. Lajmin e mirë e dha Mjeshtri Ndërkombëtar i Taekwondo Ardian Çaushi, i cili garantoi se shumë shpejt djemtë do të mund të bëhen pjesë edhe e Kampionatit Ballkanik të këtij sporti.