‘Në 5 vite martesë, një natë fjetëm bashkë’ / E martuar me dhunë,vjehrra mbante nusen në krevat

22 Mars 2021, 19:47

E habitshme por e vërtetë, në 5 vite martesë vetëm një herë të vetme fjeti me burrin. Natën që ai i mori virgjërinë, 33-vjecarja mbetet shtatzënë. Edmira Allamani nga Tropoja trondit me rrëfimin e jetës në emisionin “Pa Gjurmë” në Report TV, kur shpërthen në lot teksa tregon dhunën barbare që ish-bashkëshorti ushtronte mbi të. Një histori që trondit, ajo e një babai shunues që nuk kursen as fëmijën e tij.

“U martova pa dashuri me një djalë nga Burreli. Kam vuajtur që ditën e parë të martesës, pasi familja e burrit më mashtruan për njeriun e jetës. Pas dy javësh zbulova se ai kishte probleme shëndetësore dhe me alkoolin. Bbabi i tij nxitoi të na martonte, sepse i dinte problemet e të birit. Ai ishte shumë agresiv dhe në katër pesë vite martesë, një natë kemi kaluar bashkë. Kurrë nuk është mjekuar për sëmundjen  e tij. Punonte dhe lekët ja jepte nënës. Unë jam trajtuar si objekt në këtë martesë”, shprehet 33-vjecarja

Shtatori i vitit 2018 do të arrinte kulmin me momentin më të vështirë të nënës dhe vogëlushit, të cilët i shpëtuan vdekjes duke u larguar përgjithnjë nga ai ferr. I ati nuk e deshi kurrë të birin duke mos kyrsyer mbi të as shkelmin në kraharor.