Në emër të jetës, Majlinda Keta: Jemi në një mision! Jo vetëm për veten, por për të gjithë të dashurit tanë

30 Mars 2020, 10:45

Edhe pse në shtëpi e vetëkarantinuar është gjithmonë në shërbim të studentëve! Pedagogia Majlinda Keta në një video mesazh për emisionin “Rreze Dielli" thotë se karantinimin duhet ta shohim si një mision në emër të jetës, jo vetëm për veten, por për të gjithë të dashurit tanë.

Ndërkohë ajo tregon se karantinimi e ka rikthyer atë te disa zakone të vjetra në kohë, si gatimi i bukës në shtëpi, qëndrimi me orë të gjata aty, por e ka ‘ndarë' nga mbesat, që janë dashuria më e madhe e saj.