'Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një her ta hipa', Kryemadhi në Kuvend: Na ka mbetur t’i thyejmë karriget kokës njëri-tjetrit

16 Shkurt 2023, 13:29 | Përditesimi i fundit: 2023-02-16 14:08:05

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, debatoi ashpër me drejtuesen e seancës parlamentare Ermonela Felaj. Kryemadhi tha se me këtë situatë të krijuar në parlament s’i ka mbetur gjë tjetër deputetëve vetëm të marrin karriget për t’ua thyer në kokë njëri-tjetrit.

 “Na ka mbetur vetëm t’i thyejmë karriget kokës njëri-tjetrit. Këtu po na detyroni të shkojmë. Funksionimi i Kuvendit është gjëja më e rëndësishme që mund të ruajë edhe imazhin tuaj. Po shkel procedurat. Edhe administrata që menaxhon seancat. Kjo që bën ti mund të të bëjë më të përdorur nga Edi Rama dhe jo më të zgjuar. Çështja e Komisionit Hetimor për Edi Ramën mund të ndalohet vetëm në një vend absurd që drejtohet nga një njeri pa shkollë. Ai mund ta mbyllë këtë punë me ne por me Amerikën nuk e mbyll dot. Amerika do ta mbyllë për veten e vet se i ka futur hundët aty ku nuk duhej. Në këto maja rripa-rripa një herë ma hipe, një hera ta hipa i thonë kësaj”, tha Kryemadhi.

    No videos found.