Në luftë me koronavirus, mjeku alternativ: Ja disa produkte që forcojnë imunitetin

12 Mars 2020, 13:00 | Përditesimi i fundit: 2020-03-12 13:01:30

Në një kohë kur ende nuk është gjetur vaksina që mund të luftojë COVID-19, mjekët po përpiqen të japin këshilla të vlefshme për produktet që forcojnë imunitetin tuaj, për të përballuar sa më lehtë koronavirusin nëse prekemi prej tij. 
I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv mjeku alternativ Hysni Dankshi thotë se ka disa produkte që të gjithëve na gjenden në shtëpi dhe që mund të konsumohen në sasi të moderuar për të forcuar imunitetin. 

Dankshi rekomandon produkte të tilla si hudhra, qepa, lëngjet e frutave dhe cajin jeshil. “Ka plot mundësi, unë do t’ ju tregoj ato në kushtet e shtëpisë.  Në kushtet e shtëpisë, numër një është hudhra, një produkt që rrit imunitetin, rezistencën, është anti-virusal. Duke qenë se është antibiotik bimor, atëherë çdo ditë një thelpi hudhër duhet ta gëlltisim si kapsulë, gjatë ditës mund të kosumojmë disa thelpinj hudhra. Problemet me frymëmarrjen i lehtëson.
Një tjetër produkt që ndihmon është edhe qepa. Është edhe antivirusale, edhe për sëmudje të tjera.  Kërpudha është po ashtu antivirusale. Pastaj përzierja e kanellës me mjaltë rrit imunitetin dhe lufton virusin.  Caji jeshil, sallata jeshile, lëngjet e frutave rrisin rezistencën
”, shprehet mjeku alternativ. 
Po ashtu mjeku alternativ thotë se për vitaminën C duhet të konsumoni limon dhe një metodë efektive është konsumomi i ujit të ngrohtë me limon.  Mjeku alternativ u ndal edhe te konsumimi i rakisë, si një nga produktet më të përfolura për t'u konsumuar. 
Ai rekomandon edhe konsumimin e rakisë me piper të kuq, gjithnjë në sasi të moderuar.