Në SPAK për inceneratorin e Tiranës, Kryemadhi: Kam dokumente të tjera për Landfillin e Sharrës

31 Janar 2023, 13:30

Deputetja Monika Kryemadhi thotë se pret drejtësi nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Tiranës, edhe pse thotë se ‘besim kam vetëm në Zot’.

Teksa doli nga SPAK, pas gati 3 orësh ku dha shpjegime për kallëzimin që ka bërë, Kryemadhi tha se ka sjellë prova të reja.

“Sot isha në SPAK inceneratorin Tiranës për të sjellë prova të reja por edhe për të ripërsëritur edhe një herë kallëzimin penal që kam dorëzuar më 4 mars 2021. Gjërat po zbardhen çdo ditë e më shumë. Gjëja e parë që duhet bërë edhe ndalja e pagesave që vazhdojnë bëhen për inceneratorin”, tha ajo.