Nelaj për Report Tv: Nuk mund të zgjidhni llojin e vaksinës! S'ka nisur ende vaksinimi me Sputnik V, askush s'ka pasur efekte anësore të rënda

24 Mars 2021, 11:51 | Përditesimi i fundit: 2021-03-24 14:58:19

Qytetarët nuk do të kenë mundësi që të zgjedhin llojin e vaksinën që ata duan, por do të marrin dozat që aktualisht Shqipëria ka në gjendje. Detajet, i ka thënë Erida Nelaj, shefja e programit të vaksinimit në ISHP në një intervistë për Report Tv, për gazetaren Doris Sallaku, e cila ka siguruar se të gjitha llojet janë efektive, duke filluar nga Pfizer, Astra Zeneca, por edhe ajo ruse e kineze.