Nëna qan në studion e 'Pa Gjurmë' për djalin e humbur, telefonuesja e surprizon live: Djalin e keni në spital…

12 Tetor 2020, 19:51

Pas denoncimit që nëna e tij Ludmilla Basha bëri live në studio u arrit të mësohej se i riu me probleme të shëndetit mendor ndodhej i shtruar në Spitalin Psikiatrik prej disa ditësh. Një nga infermierët e këtij spitali telefonon live gjatë transmetimit, duke treguar se Ervin Basha ishte dorëzuar nga uniformat blu të premten e kaluar, në një gjendje jo të mirë shëndetësore. 42- vjecari ishte larguar nga banesa para katër ditëve dhe për herë të fundit u pa në stacionin e autobuzëve pranë zonës së 9-katsheve. Pas kësaj telefonatë, nëna sëbashku më stafin e programit u nisen drejt spitalit për ta konfirmuar lajmin e gjetjes. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, nënë e bir u takuan edhe pse Ervini ishte në një gjendje të rëndë shëndetësore.