Nënë e bir arratisen,dyshohet se strehohen në Tiranë/Babai nga SHBA-të:Djalin e kam në rrezik

10 Mars 2021, 21:17

Ka kaluar mbi një vit e gjysëm nga zhdukja e Bledi Zefit, të miturit që humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirela Zefin në gusht të 2019 pasi u larguan nga Amerika, por që nga kërkimet e familjarëve u zbulua nga sistemi TIMS se 35-vjecarja bashkë me djalin 9-vjeçar kishin hyrë në Shqipëri. Që nga ai moment pista e kërkimeve u përqëndrua brenda territorit shqiptar, kjo nisur edhe nga informacionet që kanë mbërritur në redaksinë e emisionit ’Pa Gjurmë’ se Mirela bashkë me djalin e saj ishin strehuar përgjatë muajve të verës në një banesë me qira në zonën e njohur si Çezma e Ferrës në Durrës. Por me rikthimin e kësaj historie herë pas here, të tjera dëshmi zhvendosën vendodhjen e nënë e bir në qytetin e Shkodrës, aty ku stafi udhëtoi për t'i takuar nga afër disa nga dëshmitarët, por sërish nuk u gjetën gjurmë të tyre. 2 numrat tanë të kontaktit: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: ËhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 15: 00