Zhduket me nënën në gusht të 2019/Pa Gjurmë zbulon vendin se ku mund të fshihen nënë e bir

19 Janar 2021, 18:08 | Përditesimi i fundit: 2021-01-19 18:10:15

I mituri humbi gjurmët bashkë me nënën e tij Mirela Zefin në gusht të 2019 pasi u larguan nga Amerika, por që nga kërkimet e familjarëve u zbulua nga sistemi TIMS se 35-vjecarja bashkë me djalin 9 vjeç kishin hyrë në Shqipëri. Që nga ai moment pista e kërkimeve u përqëndrua brenda territorit shqiptar, kjo nisur edhe nga informacionet që mbërritën live në emisionin ’Pa Gjurmë’ se Mirela bashkë me djalin e saj ishin strehuar përgjatë muajve të verës në një banesë me qira në zonën e njohur si Çezma e Ferrës në Durrës. Por me rikthimin e kësaj historie herë pas here të tjera dëshmi zhvendosën vendodhjen e nënë e bir në qytetin e Shkodrës. Aty ku sërish nuk u gjetën gjurmë të tyre. Këtë të martë të tjera dëshmi ndryshojnë sërish vektorin, duke na drejtuar në Tiranë. Nga një telefonatë live në studio dyshohet se është parë në kamëz 10 ditë më parë, ndërsa është identifikuar nga një varëse identike si në një nga fotot e bëra publike. 

Unë jam 99% i sigurtë që bëhet fjalë për ta. Atë zonjën e kam parë duke hedhur kuti kartoni në koshin e mbeturinave, në Kamëz. Ka një ngjashmëri shumë të madhe me gruan që shoh në foto

Vërshimi i një lumi telefonatash që mbërritën në program flasin për vendodhjen e Bledi dhe Mirela Zefit sërish në qytetin e Durrësit, ku dyshohet se fshihen.  


E kam parë më datë 6 janar në Durrës duke ecur përballë ’Blu Star 

 Një tjetër dëshmitare u shpreh: 

 E kam parë më 26 nëntor 2019 kur u kthye në shqipëri dhe Mirela punonte në portin e Durrësit tek karrocat. Djali i dëshmitares rrinte me Bledin i cili i kishte pohuar emrin por mbiemrin nuk ia kishte treguar. Ai kishte thënë se jetonte vetëm me mamin dhe se nuk kishin as buk të hanin, babain nuk e kishte. Më 28 nëntor kur do ikte dëshmitarja i takon sërish po aty