“Nënë më kërcënon me jetë’/Flet në ‘Pa Gjurmë” 35-vjecarja e dhunuar barbarisht nga bashkëshorti

22 Dhjetor 2020, 22:48

#pagjurme #odetadume #reportTV Kërkoi t’i jap fund martesës 17-vjecare dhunohet barbarisht dhe përfundon në spital me hematoma në fytyrë 35-vjecarja në Greqi. Irena Hamataj vuri në dijeni prindërit, por i ati e kritikoi duke mos e lejuar që ajo të kryente divorcin me Gazmend Hamatajn. Kaq ka mjaftuar që 35-vjecarja, nënë e dy djemve të zhduket për një javë, duke u fikur prindërve telefonin. Aishe dhe Qani Bufi nga Fieri të tronditur pas kësaj ngjarje, iu drejtuan emisionit ’Pa Gjurmë’. Pa dijeninë e vajzës që u rrah barbarisht, ata denoncuan jo vetëm dhunën që dhëndri i tyre ka ushtruar mbi vajzën, por dhe mbi nipin 16 vjecar. ’Pa Gjurmë’ tentoi të lidhej me Irena Hamataj, e cila pa e ditur që prindërit ishin në emision për t’i ardhur në ndihmë, i pohon live nënës të vërtetën tronditëse, se kërcënohet me jetë nga bashkëshorti: Nëna: Irena si je të keqen mami? Vajza: Po mam, si je? Të lutem se nuk flas dot më shumë, unë jam në punë ai në shtëpi, më kërcënon me jetë. Më thotë se do të më vrasë…Mbyll telefonin ’Pa Gjurmë’ telefonoi dhe bashkëshortin e Irenës, por kur ai mësoi se ngjarja ishte bërë publike mbylli telefonin. Prindërit vunë në dispozicion foton e 35-vjecares me hematoma në fytyrë, me sy të nxirë dhe një carje në ballë. Aishe, nëna e Irenës e shqetësuar, pasi e bija ndodhet larg saj tregon cfarë i komunikoi natën e 15 dhjetorit. Trondit edhe më shumë me rrëfimin e saj e moshuara në studio, kur thotë se vajza e saj është dhunuar edhe nga kunati, kur ishte 9-muajshe shtatzënë.Që prej datës 16 dhjetor dy prindërit nuk kanë asnjë kontakt jo vetëm me të bijën viktimë e dhunës por edhe me dy nipërit e tyre. Aishe dhe Qani Bufi i bëjnë thirrje të bijës, të komunikojë me ta, pasi janë në merak. Ajo e fal dhëndrin vetëm të mos kenë më konflikte: