Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, flasim për një sëmundje autoimune e cila prek më së shumti gratë sesa burrat, skleroderma, një çrregullim kronik që prek lëkurën, nyjet, enët e gjakut dhe organet e brendshme. Në disa njerëz, skleroderma ndikon vetëm në lëkurë, ndërsa te të tjerë prek edhe enët e gjakut, organet e brendshme ose traktin tretës. Shenjat dhe simptomat ndryshojnë në varësi të asaj se cila strukturë është prekur.
Sklerodermia shoqërohet me rritjen e kolagjenit përtej normës në inde, kyçe, organet e brendshme, sistemin tretës, mëlçi, veshka, zemër, në arterie dhe vena. “Edhe pse nuk ka një shërim të plotë për sklerodermën, ekzistojnë trajtime të ndryshme që e mbajnë në kontroll” thekson Merja në studion e Rreze Dielli, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e simptomave që ndryshojnë nga personi në person dhe përmirësojnë cilësinë e jetës së pacientit.