Nesër Kuvendi i Berishës/ Xhaferraj: Bie ndesh me statutin e partisë! Logu: Finalizon aksionin e ish-kryeministrit! Ish-këshilltari Berishës: Interesa personale të dy palëve

10 Dhjetor 2021, 22:53 | Përditesimi i fundit: 2021-12-11 07:38:54

Vetëm pak orë na ndajnë nga mbajtja e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, ndërkohë që stadiumin ‘Air Albania’ kanë nisur përgatitjet, por për deputetin demokrat Ferdinand Xhaferraj ky Kuvend bie ndesh me statutin e partisë. Në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv, Xhaferraj thotë se duhet të kishte një vendim kryesie për thirrjen e Kuvendit, ndërsa foltoren e konsideron si një aktivitet politik të ish-kryeministrit.