Nesër raundi i dytë i primareve të Berishës, 6 bashki në balotazh! Në garë dy më të votuarit e së dielës së kaluar, zgjidhen kandidatët e 14 majit

10 Dhjetor 2022, 11:59 | Përditesimi i fundit: 2022-12-10 13:07:33

Nesër PD e Berishës do të zhvillojë raundin e dytë të primareve në bashkitë që nuk shpallën fitues të dielën e shkuar. Nga 9 bashki që kaluan në balotazh, 6 do të zhvillojnë zgjedhjet, ndërsa në 3 të tjera gjatë javës 1 nga rivalët u tërhoq. Primare nesër zhvillohen në Fushë-Arrëz, Mirditë, Dibër, Fier, Librazhd e Mat.