Vjeshta nën penelin e Osman Mulës, pasioni për pikturën i artistit të madh dhe një bisedë rreth momenteve më të veçanta të jetës artistike dhe familjare…
Osman Mula është një nga regjisorët më të njohur në Radiotelevizionin Shqiptar, drejtues i dhjetra festivaleve, qindra emisioneve të muzikës, saksofonist i talentuar dhe kompozitor i vlerësuar me shumë çmime. Vjen nga një familje e njohur, mbiemrin e së cilës e ka ngritur lart dhe e ka nderuar duke përcjellë dashurinë për profesionin dhe për muzikën dhe tek fëmijët e tij këngëtarja Evis Mula dhe aktori Enson Mula. Është njeriu që ka zbuluar me dhjetëra talente dhe që e ka ngritur spektaklin në nivelet më të larta të kohës duke respektuar traditën dhe duke e harmonizuar me modernen.
Në studion e “Rreze Dielli” ai u ndal më shumë në një tjetër pasion të tijin, pikturën, ‘dashurinë e tretë’ siç e cilëson ai. Edhe pse një pasion i vonshëm, pikturat e tij plot jetë e ngjyra të lënë pa fjalë…