‘Nga qelia i dërgoja letra më tha, djalin mos e kërko’/ Rrëfehet babai i penduar

5 Mars 2021, 18:40

Një muaj më parë fitoi lirinë, ndërsa këtë të premte Ermal Shehu iu drejtua emisonit ’Pa Gjurmë’, në Report TV për të kërkuar një takim me të birin 14-vjeçar, i cili jeton me nënën, pas divorcit të prindërve. Vitet në burg nuk kanë qenë të lehta për 42-vjeçarin, por dënimi më i madh për të ishte ndarja me të birin, pasi ish-gruaja nuk e lejon ta takojë.

Kam dalë nga burgu më 12 shkurt të këtij viti. Kam qenë i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike. Në gjithë këto vite që kam qenë pas hekurave djalin nuk e pashë më. Tani që kam fituar lirinë, për mua jeta nuk ka kuptim pa djalin tim. Unë kam asnjë informacion se ku ndodhet, vetëm di që është në Shqipëri. Një javë më parë i kam dëgjuar vetëm zërin, më thërriti: "Baba". Di edhe që është në një skuadër futbolli dhe se ka fituar disa kupa.

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv