Nga rruga si shkrimtar, poetët e rinj si dhe vizioni për të ardhmen…, Albatros Rexhaj rrëfehet për Report Tv: Kush mundet të më kritikoj mua?

17 Tetor 2021, 16:22

“Askush nuk mundet  të  kritikoj krijimtarinë time”, kështu është shprehur  Shkrimtari Kosovar, Albatros Rexhaj, në një intervistë në Report Tv, me gazetarin Ermal Qori,  teksa është ndalur të krijimtaria  e tij artistike. Me disa universitete, Rexha shprehet se askush, poshtë formimit të tij professional, nuk mundet të kritikojë krijimtarinë e tij letrare:’

“Unë kam 3 fakultete, 2 tituj master, kandidat për doktor, jam botuar në moshën 24 vjeçare nga “Corriere della Sera”, tani kush mundet të më kritikoj mua?” shprehet ai.