Shqipëria e Kosova bëhen bashkë në organizimin e Kampionatit Kombëtar të ngjitjes sportive. Aktiviteti u mbajt në ‘Eco Park’ Durrës, ku morën pjesë mbi 80 sportistë
Në studion e “Rreze Dielli” Artur Guni, President i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit dhe Fjona Rushiti, Sportiste/Alpiniste e apasionuar mbas ecjeve në male por dhe ngjitjeve sportive në shkëmb, tregojnë më shumë për këtë aktivitet ku morën pjesë sportistë nga Shqipëria dhe Kosova. Ekipi Kampion për të Rritur u shpall Rock Tirana, për U 21 u shpall AST Elbansani, ndërsa për moshat U 16, ekipi kampion u shpall Tërbuni i Pukës.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor Artur Guni, i bëri thirrje institucioneve të koordinohen më mirë dhe të marrin masa për të ndryshuar situatën dhe për të nxitur zhvillimin e turizmit malor në vend. Ai renditi disa prej destinacioneve më të kërkuara malore prej turistëve në vendin tonë, teksa u ndal tek aktivitetet që do të zhvillohen gjatë vitit mes sportistëve.