Niset për punë, zhduket 19-vjecarja/ Familja: Vajza është në rrëzik

19 Tetor 2020, 18:07

Një 19 vjeçare shqiptare është zhdukur që nga dita e premte në orën 15.00 pasdite nga Koropi dhe është nisur për të shkuar në Paiania për të aplikuar për punë. Artemis Vasilis është raportua e zhdukur nga autoritetet greke, pasi familjarët kërkuan ndihmë në polici. Vajza ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të. Raportohet se ajo ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro. Siç raportojnë mediat greke, e reja shqiptare kishte patur një lidhje me një 24 vjeçar, për të cilin familjarët nuk ishin dakord. Nuk dihet nëse zhdukja e saj ka lidhje me këtë gjë, megjithatë familjarët ia kanë vënë në dispozicion këtë fakt policisë.