‘Një nga ne’ nga nesër në Report Tv, jeta reale pa censurë e shqiptarëve “të padukshëm”

20 Dhjetor 2022, 12:50 | Përditesimi i fundit: 2022-12-20 12:52:12

TIRANË- Nga nesër do të nisë transmetimi i emisionit “Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv.

Për herë të parë në një ekran televiziv vjen e detajuar një ditë nga jeta e shqiptarëve të thjeshtë në mbarë vendin. Do të jenë vetë personazhet e jetës reale ata që do të tregojnë hap pas hapi ditën e tyre, që nga zgjimi e deri në mbrëmje kur bien të flenë. 

Kamera e Report Tv do të pasqyrojë gjithçka në 24 orë jetë të pacensuruar.

Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv.

“Një nga ne” do të transmetohet çdo të mërkurë në orën 20:00! Edhe Ju mund të na bashkoheni me historinë tuaj duke na shkruar në [email protected].