Një president gjerman pas 27 vitesh në Tiranë, Steinmeier-Begaj: Marrëdhëniet mes dy vendeve në nivel të shkëlqyer! Shqipëria në BE, hapa para të merituar

1 Dhjetor 2022, 12:06 | Përditesimi i fundit: 2022-12-01 15:49:18

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier ka mbërritur ditën e sotme në Tiranë. Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë, çka është edhe një sinjal për mbështetjen që Gjermania do të vijojë për vendin tonë sa i përket integrimit në BE. Steinmeier do të mbajë fjalë edhe në Kuvend.