Ajo është një 20 vjeçare nga Kosova që dashuron ngjyrat dhe artin, veçanërisht e orientuar nga Azia, si dhe në kulturën e lashtë të popujve të ndryshëm që kanë një histori dhe traditë… Latife Kryeziu aktualisht vazhdon vitin e tretë të studimeve për Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa që e vogël shfaqi interes për kulturën japoneze dhe atë Ilire në veçanti, duke lexuar pafund libra me pasionin e një artisteje të re.
Kureshtja për të ndërthurur kulturën dhe artin nuk mund të rrinte e fjetur tek Lata, siç e thërrasin miqtë dhe familja, pasi librat i hapën një dritare që i ndryshuan jetën dhe e orientuan drejt asaj që vërtetë ka pasion. Edhe pse mund të duket e çuditshme që një 20 vjeçare studion apo pikturon artin japonez, ajo nuk ka ndërmend të ndalet, në atë që vlerësohet si kultura më e lashtë dhe e pasur e botës…