Në studion e ‘Rreze Dielli’ me Gejsi Tafa, profesor dhe dizenjues i makinave dhe librave, flasim për botën e dizajnit dhe rëndësinë e tij në ditët e sotme.
Gejsi Tafa, ka mbaruar studimet për dizajn transporti pranë Istituto Europeo del Design në Torino, Itali. Sot ndjek studimet Master në Paris pranë Strate Ecole de Design. Dy ndër hobit e tij janë letërsia dhe dizajni grafik. Përveç punëve në fushën e dizajnit të makinave, gjithnjë ka qenë i tërhequr dhe drejt dizajnit të librave.
Gejsi shprehet se ka patur fatin që gjatë kohës të studimeve në Itali, të punonte me librin “Historia e Dizajnit” të Prof. Gabriella D’Amato, një libër i cili ka shpalosur një pafundësi botësh magjike brenda universit të dizajnit. Aktualisht Gejsi Tafa është Profesor në Universitet.