Kizomba, kërcimi më sensual që po pushton botën, mbërrin edhe në Shqipëri. Me origjinë nga Angola, ky kërcim është ndoshta më sensuali e pikanti ndër disiplinat latine. Kizomba është një kërcim tepër sensual, i ngadaltë dhe me ritme romantike. Kërcimi kizomba është në thelb një ndërthurje e sambas dhe zoukut, që kanë lindur në pjesën franceze të Karaibeve, me një prekje sensuale të ritmeve afrikane.
Në studion e “Rreze Dielli” instruktorja Neraida Lalmi na tregon më shumë rreth kësaj disipline të lindur në vitet 80'