Në studion e ‘Rreze Dielli’ me koleksionisten Rejina Kulla Çystri në një rrëfim për pasionin e saj për makinat retro dhe koleksionin e sendeve antike
“Që në moshë të vogël, 7-8 vjeç e kam nisur me pullat postare, më tej me katalogun e mjeteve Turbo, katalogun Panini të futbollistave, makina në minjatur e çdo send tjetër apo dokument që më tërhiqte vëmendjen. Fokusi dhe pasioni im më i madh mbetet te mjetet historike të lëvizshme dhe në veçanti Renault ku pasi kam eksploruar shumë modele mjetesh, dashuria ime më e madhe mbeti te Renault” tregon Rejina.
Reijna Kulla Çystri, përveç pasionit për makinat retro, ka dhe një koleksion të pasur me monedha të vjetra, pulla dhe objekte të shumëllojshme që i përkasin së shkuarës.