Njoki ( Gnochi) me salcë dhe mozzarella nga zonja Vjollca

18 Shtator, 11:15

Njoki ( Gnochi) me salcë dhe mozzarella

Përbërësit:

400 gr Gnochi ( Njoki)

1/2 qepë mesatare

1 thelpi hudhër

400 gr pure domate

borzilok

200 gr mozzarella

kripë dhe piper të zi

2 lugë gjelle parmixhano ( i grirë)

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për të valuar. Gjatë kësaj kohe përgatisim salcën në një tigan ngrohim vaj, qepën të grirë hollë dhe kaurdisim deri sa qepa të bëhet transparente. Shtojmë 1 thelpi hudhër dhe më pas purenë e domatës I përziejmë sëbashku shtojmë pak ujë kripë dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta. Presim mozzarella në kubikë të vegjël. Vendosim mozzarellën në kubikë të vegjël. Vnedosim pak kripë në tenxhere me ujë të valuar, shtojmë njokit dhe I lëmë të ziejnë për 4-5 minuta deri sat ë ngjitemi në sipërfaqe, I largojmë me ndihmën e një kullese dhe i shtojmë në tiganin me salcë , shtojmë pak ujë nga uji I njokit, borzilok, parmixhano dfhe 1/2 e mozzarelës dhe I transferojmë në një tepsi ku spërkasim me pak parmixhano dhe I vendosim në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 7-8 minuta deri sat ë formojmë një kore të butë.

Programe të tjera

Shiko të gjitha